AKTUALITET, 20 July 2026, 14:01

Izolohet zjarri në Qafë-Thanë, dyshohet se nisi nga djegia e gomave

Zjarri i evidentuar në zonën e Qafë Thanës është izoluar nga forcat zjarrfikëse.

Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur pas djegies së disa gomave në zonë, duke u përhapur më pas në një sipërfaqe më të madhe me bimësi.

Ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.