AKTUALITET, 20 July 2026, 13:04

Reagimi/ Klosi-deputetëve të opozitës: Axhenda e shqiptarëve është integrimi, bëhuni pjesë!

Kundërshtimi i deputetëve të opozitës për koncertin e Kanye Ëest apo ligjit të investimeve strategjike, tregon arsyen e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, tha Blendi Klosi. Deputeti u tha se sot axhenda e shqiptarëve është integrimi në BE dhe e ftoi opozitës të bëhej pjesë e më pas të fliste për “ligje që s’i ka kuptuar.”

“Po shpjegohet qartazi pse keni humbur dhe do të humbni. E konsideroni turizmin jo si ekonomi, por si pushime. E konsideroni ligjin e investimeve strategjike si problem, ndërkohë që as nuk e mendoni që është problem. Thoni kërkojmë ne si ata, që s’jeni si ata, përpiqeni të futeni fshehurazi, anulimin e Paketës së Maleve.

Bëhuni seriozë. Nuk mendoj se trajtimi i parlamentit hajde, ik ju bën me më shumë kredibilitet. Votoni një herë të vetme që kërkon përafrimin e legjislacionit me BE. Kemi premtuar integrimin dhe sot jemi te kjo axhendë. Bëhuni pjesë e axhendës së shqiptarëve dhe pastaj flisni për ligje që s’i keni kuptuar”, tha Klosi.