TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja e zgjeruar do të mbahet në orën 09:30 në Pallatin e Brigadave.
Po ashtu është bërë publik edhe mesazhi i cili ka mbërritur në celularët e deputetëve të Grupit Parlamentar Socialist në lidhje me mbledhjen.
“Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazh.
Ndërkohë kujtojmë se kjo mbledhje vjen rreth një muaj pas mbledhjes së fundit të zgjeruar të Partisë Socialiste. Nuk ka asnje informacion në lidhje me axhendëb e këtij takimi!