TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-Presidenti Bamir Topi, ishte dëshmitari radhës i SPAK në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes "Partizani". Topi u shpreh se me Malltezin ka një njohje në distancë, dhe nuk është ulur kurrë për kafe.
“Malltezin e njoh si dhëndrin e dr. Berishës me të cilin kam bashkëpunuat një kohë të gjatë. Kurrë nuk jemi ulur për një kafe, njohje ne distancë. Me Xhimo Begenë e njoh si një pjesëtar të një familjeje të njohur. Kemi jetuar afër tek lagjja e vjetër, por nuk jemi ulur ndonjëherë bashkë", tha Topi.
"Bektashin e njoh si personazh dikur të përfshirë në politikë. Mbaj mend që ka qenë zv.ministër dikur. Kam përshtypjen në qeverinë Meksi. President kam qenë 24 korrik 2007- 24 korrik 2012”, u shpreh ish-Presidenti.