TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët janë mbledhur një orë përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend për të pritur deputetët që do të hyjnë në godinë.
Ata mbajnë vezë, në të cilat kanë shkruar emrat e kryeministrit Edi Rama dhe të deputetëve, si dhe këmbore në shenjë simbolike se ata veprojnë me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe se nuk përfaqësojnë popullin.
Në një moment ata i ranë edhe këmboreve, ndërsa iu drejtoheshin deputetëve se janë “dele të Ramës”. Po ashtu qytetarët iu drejtuan atyre se ndonëse janë 140 deputetë në Kuvend, të gjithë janë “analfabetë”.
“140 deputetë, të gjithë analfabetë”, deklaruan ata.