AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 14:10

Iu trembën përballjes me dëshmitarin, bab e bir nuk paraqiten në Gjykatë, prokuroria pritet të mbyllë hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit

Iu trembën përballjes me dëshmitarin, bab e bir nuk paraqiten

Dëshmitari i drejtësisë, Miklart Tola, i cili zbardhi vrasjen e Egalntina Bucit, tetë vite më parë, nga vëllai i saj, Shkëlzen Buci dhe babai Faik Buci, u paraqit në gjykatë ku përpara togave të zeza u ka qendruar të gjitha deklarimeve që ka bërë edhe përpara prokurorisë për vrasjen e Eglantinës.

Në këtë seancë ishin thirrur për t’u përballur me Tolën edhe babë e bir, të cilët nuk kishin pranuar të paraqiten, por ata u përfaqësuan nga avokatet e tyre. Dëshmitari u ka qëndruar të gjitha thënieve në deklarimet që ka dhënë përballë akuzës.

Pas sigurimit të padisë nga ana e tij përpara gjykatës, prokuroria do mbyll hetimet dhe pritet që të dërgoj për gjykim Shkëlzen dhe Faik Bucin, të akuzuar për vrasjen Egalantina Bucit.

Tola ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhjen e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes.

Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t’i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu, dhe Eglantina u vra dhe u gropos në zonën e Dajtit në Tiranë, nga ku do të gjendej disa vite më vonë dhe trupi i saj.