AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 11:11

Dyshohet se përplasi me makinë nënë e bijë në Fier, arrestohet shoferi 34 vjeçar

Dyshohet se përplasi me makinë nënë e bijë në

Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e dyshuar të një aksidenti, të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ku u përplasën nënë e bijë, 60 vjeçe dhe 33 vjeçe.

Njëra prej të aksidentuarave ndërroi jetë në spital.

Uniformat blu bëjnë me dje se kanë arrestuar shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital 60-vjeçarja.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.