AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 11:52

“Mendova se ishte meme”/ Ambasada ruse i përgjigjet Ramës: Na vjen keq që vullneti ynë i mirë u mor si provokim

“Mendova se ishte meme”/ Ambasada ruse i përgjigjet Ramës:

Ambasada ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj komenteve që bëri kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në lidhje me çështjen e vaksinës.

Në konferencën e fundvitit, Rama e cilësoi provokim dhe qesharake ofertën që ambasada ruse në Tiranë i bëri Shqipërisë për vaksinën përmes në postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e saj, ambasada ruse shkruan se e kanë të vështirë të kuptojnë se pse kryeministri i vendit u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë.

Po ashtu në deklaratë shprehet keqardhja që vullneti i mirë i Rusisë, sipas ambasadës, interpretohet si veprim provokues.