TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe Ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Budimir Shegrt është arrestuar gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur zv. kryeministri Dritan Abazoviç, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
“Është arrestuar ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Malit të Zi, Budimir Shegrt. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë mbetet prioritet. Ne do të vërtetojmë se shteti është më i fortë se krimi i organizuar”, shkruan ai.
Ndërkohë Prokurori special, Lidija Vukcevic, urdhëroi ndalimin e tij për 72 orë, ndërsa është pyetur për veprën penale atë të shpërdorimit të detyrës.
Arrestimi erdhi pasi dyshohet se dëmtoi buxhetin e shtetit për 10 milion eurove me rastin e shitblerjes së një klinike.