AKTUALITET, 25 Maj 2020, 20:52

Itali/ Shqiptari plāgos me pistoletë dhe thikë gruan brenda në makinë

Itali/ Shqiptari plāgos me pistoletë dhe thikë gruan brenda në

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Vareze, ku protagonist për keq është bërë një burrë shqiptar.

46-vjeçari shqiptar mësohet se ka sulmuar me ārmë zjarri dhe thikë gruan e tij, duke e lënë të plāgosur.

Ngjarja është konstatuar fillimisht nga tre pensionistë në Malnate, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë shpëtuar gruan duke bllokuar burrin dhūnues.

Sipas forcave të rendit, gruaja rreth të 40-tave, mbeti e plagosur fillimisht nga një goditje pistolete në qafë, dhe më pas u qëllua me thikë në krah dhe në gjoks.

Gjithçka mendohet se ka ndodhur si shkak i një krize xhelozie, ndërsa ishin bashkë në një makinë në Malnate (Vareze).