AKTUALITET, 25 Maj 2020, 19:56

Aksident në Durrës, furgoni përplas një fëmijë tetë vjeç që lëvizte me biçikletë, arrestohet shoferi

Aksident në Durrës, furgoni përplas një fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku ka humbur jetën një fëmijë 8 vjeç. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë fëmija ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.