AKTUALITET, 25 Maj 2020, 19:44

Pas denoncimit në media, Bashkia Tiranë ‘zhduk’ Teatrin Kombëtar nga faqja e internetit

Teatri Kombëtar është mbuluar nga pluhuri i harresës prej më shumë se një jave dhe në sheshin ku ndodhej deri mëngjesin e hershëm të 17 majit nuk gjen dot as inerte të tij.

Por Bashkia e Tiranës e fokusuar dukshëm në këtë operacion në terren duket se ka harruar ta fshijë nga lista e atraksioneve të kryeqytetit.

Deri pasditen e sotme, ora 17:20, kjo godinë historike figuronte si një nga arsyet se pse një turist duhet të vizitonte Tiranën.

Por menjëherë sapo lajmi doli në media që bashkia e Tiranës nuk e ka hequr Teatrin Kombëtar nga atraksionet e kryeqytetit, infomacioni rreth tij u zhduk si me magji.