AKTUALITET, 25 Maj 2020, 18:03

“Të rindërtohet teatri ku ishte më parë”, AMT tubim në Kukës, qytetarët firmosin peticionin

“Të rindërtohet teatri ku ishte më parë”, AMT

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar (AMT) ka vijuar sot turin e mbledhjes së firmave dhe është ndalur në Kukës. Aktivistët e AMT u vendosën në sheshin para Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në Kukës dhe kanë pritur qytetarët të cilët kanë firmosur për rindërtimin e teatrit siç ishte dhe aty ku ishte.

Tubimi i sotëm është mbështetur dhe nga dega e PD në Durrës, të cilët kanë nënshkruar peticionin për rindërtimin e godinave.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar tri protesta në Tiranë dhe dy në Durrës e Shkodër. Me këtë tur synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, por rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.