TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane zhvilloi një kontroll të befasishëm të disa udhëtarëve në një makinë, në të cilën udhëtonin 4 persona. Kontrolli u zhvillua në komunën e Spino d’Adda në Lombardi.
Në makinë ndodheshin 3 shqiptarë e një femër. Pas kontrollit, në të gjetën 38 gramë kokainë dhe 750 euro. Për to, u arrestua një shqiptar 38 vjeç, shkruajnë mediat italiane. Më pas, karabinierët kanë ushtruar kontroll edhe në banesat e shqiptarëve.
Ndërsa vajza u la e lirë, 38-vjeçari M.G u vendos në paraburgim. Ndërsa kanë nisur hetimet ndaj 2 shqiptarëve të tjerë për çështje të trafikut të drogës.