TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Unazës së Re u janë rikthyer sërish protestave. Situata sot ishtë e tensionuar, pas pranisë së shtuar të forcave të policisë.
Me thirrjet ‘Rama ik’, ata kërkojnë anulimin e projektit, i cili prek dhe dëmton banesat e tyre. I pranishëm në këtë protestë ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e dhunës.
“Mos bini pre e dhunës.E drejta për të protestuar është e panegocieshme. I bëj thirrje shefit të komisiariatit nr. 6 të tërheqë policët. Ju jeni në të drejtën tuaj. Rama është ai që kërkon viktima. Qytetarët kanë të drejtën e tyre kushtetuese. Hapini rrugë ambulances”, u shpreh Balliu.