TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja e sportit, Vilma Masha, kurorëzoi lidhjen e saj një vit më parë me partnerin, të cilin preferoi ta mbante sekret tashmë jetojnë bashkë. Por sot e ftuar në puntatën e fundit të “E diell”, Masha u thumbua nga moderatorët për të zbuluar ndonjë detaj nga jeta e saj private.
Ajo u pyet se si është të jetosh me vjehrrën në vitin 2019 dhe tha se trajtohet si vazja e shtëpisë atje.
“Të jetosh me vjehrrën në 2019-n në të njëjtën shtëpi, është krejt ok. Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të,”– tha Vilma, por Shakohoxha ndërhyri duke zbuluar një detaj nga jeta e saj.
“Aq të mira i ka marrëdhëniet Vilma me vjehrrën, sa kur ha drekë të puna dhe shkon në shtëpi, i vjen aq turp dhe ka aq frikë sa thotë nuk kam ngrënë dhe ha sërish,”- tha ai gjë që shkaktoi të qeshura në sallë.