AKTUALITET, 21 Korrik 2019, 20:29

FOTO/ Pse u takuan Meta dhe Haradinaj të dielën në një restorant të Prishtinës

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj. Lajmin e bën të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan Haradinaj.

Mësohet se takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin. Ai vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes nga Gjykata Speciale në Hagë. Meta dhe Haradinaj ishin konsideruar si linja e fortë përballë dyshes Rama-Thaçi që mbron idenë e ndryshimit të kufijve në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.