AKTUALITET, 26 Qershor 2018, 10:56

I dënuar në Turqi për drogë, kapet në Elbasan Agron Metaj

I dënuar në Turqi për drogë, kapet në Elbasan Agron

Është arrestuar në qytetin e Elbasanit, Agron metaj 58 vjeç për llogari të drejtësisë turke. Ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për trafik droge. Njoftimi u bë i ditur nga policia e Elbasanit:

“Kapet një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara -Turqi , i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit, ku i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim:

Agron Metaj, 58 vjeç, banues në lagjen ” Haxhias”, Elbasan.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nga autoritetet Gjyqësore Turke, ka ardhur letërporosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimitit të dënimit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.