AKTUALITET, 26 Qershor 2018, 10:50

VIDEO/ Aksident i rëndë në Durrës, makina përfundon në stacionin e autobusit

VIDEO/ Aksident i rëndë në Durrës, makina përfundon

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në qytetin e Durrësit ku dy automjete janë përplasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Plepat” në qytetin bregdetar.

Siç dallohet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ.al, njëra prej makinave ka dalë nga rruga, duke u futur kështu në pjesën e trotuarit, konkretisht në mes të këmbësorëve, të cilët prisnin në stacionin e autobusit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje, pasi ende policia e Durrësit nuk ka bërë një lajmërim zyrtar.