TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbardhur emrat e disa shqiptarëve, të cilët janë arrestuar ditë më parë në Itali. Gjatë këtij aksioni u zbulua një rafineri droge, ndërsa u gjetën dhe u sekuestruan 12.5 kg heroinë.
Sasia e drogës u zbuluan në një apartament afër rrugës kryesore që kalon në komunën Osio Sotto, e cila është pjesë e Bergamos.Sipas hetuesve, thuhet se apartamenti përdorej për paketimin e drogës dhe më pas ajo dilte në tregun e Val Camonica.
Në laboratorin e drogës në rrugën “Trieste 3”, punonin dy shqiptarë me paketimin e drogës: Agim Bejko, 69 vjeç dhe djalii Enkelejdi, 44 vjeç, të arrestuar të dy. Hetuesit raportojnë se në krye të grupit kriminal, ishte shqiptari Saimir Sallaku, një emër i njohur më parë për policinë italiane.
Dy shqiptarët, babë e bir me një bashkëpunëtor nga Milano i dorëzuan 1 kg e 40 kokainë Sallakut. Ky i fundit shkoi në një tjetër makinë që ndodhej aty pranë dhe takoi dy italianë nga Breshia, një 71-vjeçar dhe një 37-vjeçar, të cilëve u dorëzoi drogën dhe në këmbim mori 41 mijë euro.
Saimir Sallaku, sipas “Corriere” është vëllai i biznesmenit dhe pronarit të klubit italian të futbollit “Darfo Boario Calcio”, Gëzim Sallaku. Ky i fundit është arrestuar për evazion fiskal, por më pas është liruar nga autoritete. Në operacionin e zhvilluar të premten e kaluar, në pranga të policës përfunduan 9 perona, mes tyre 5 shqiptarë dhe 4 italianë. Sasia e drogë së kapur të premten e kaluar përllogaritet në vlerën e 400 mijë eurove.
Ndërkohë hetimet vijojnë në rajonin ku u bë arrestimi i shqiptarëve dhe italianëve, ndërsa dyshimet janë të forta se ky grup kishte shtrirje dhe bashkëpunime me një gjeografi të gjerë.