TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka mbetur I plagosur pas goditjes me armë zjarri mbrëmjen e shkuar në Pontecurone, në Itali. Alarmi u dha nga urgjenca e Tortonas ku shqiptari u dërgua i plagosur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i plagosuri, 38 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kishte marrë dy plagë në këmbën dhe dorën e djathtë.
Një sherr banal i ndodhur në lokalin “La Mela” mendohet të ketë qenë shkaku i plagosjes.
Konflikti ka nisur brenda ambienteve të barit, ndërsa është vazhduar edhe jashtë tij ku është përdorur edhe arma.
Hetimet për ngjarjen vazhdojnë ende, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i shqiptarit të plagosur.