AKTUALITET, 9 Shkurt 2020, 12:57

Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, nën melodinë e këngës ‘Baresha’ Nexhmie Pagarusha përcillet në banesën e fundit

Përfundojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, nën


Kanë përfunduar homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në nder të këngëtares Nexhmije Pagarusha, ndërsa trupi i pa jetë i këngëtares kosovare po përcillet për në banesën e fundit.

Arkivoli do të parakalojë në sheshet kryesore të Prishtinës, aty ku qytetarët do të mund që t’i japin asaj lamtumirën e fundit.

Këngëarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten 7 shkurtit në moshën 86-vjeçare.

Pagarusha do të varroset në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.