AKTUALITET, 9 Shkurt 2020, 15:21

Trump acarohet me foton ku i duket fytyra portokalli dhe skalpi i bardhë: Është montazh!

Presidenti Donald Trump, ka reaguar pas qarkullimit të një fotografie, ku fytyra e tij duket portokalli, por skalpi i bardhë.

Duket se Trump nuk e ka pëlqyer daljen e kësaj fotografie, duke e quajtur montazh dhe fake news.

 Ngjyra e fytyrës së Trump, ka qenë gjithmonë një çështje me të cilën gazetarët janë marrë. Persona që punojnë në Shtëpinë e Bardhë, kanë komentuar në të shkuarën se presidenti përdor makineri artificiale për t'u nxirë dhe aplikon make up.

"Më shumë lajme të rreme. Kjo është bërë me photoshop, sigurisht, por era ishte e fortë dhe flokët duken mirë? Çdo gjë për të më poshtëruar", shkruan Trump.

Pavarësisht se Trump e ka quajtur montazh fotografinë, disa agjensi prestigjioze si AP, PA dhe AFP, kanë siguruar foto të cilat të gjitha tregojnë fytyrën portokalli dhe skalpin e bardhë të presidentit.

/TPZ.al/