TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Korçës ka vënë në pranga 4 persona për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me dhunë në familje, përdorimin e paligjshëm të basteve sportive, aksident gjatë drejtimit të mjetit me psojë plagosjen e një këmbësori dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Përkatësisht janë arrestuar E. Z., 32 vjeç, banues në Korçë, F. A., 33 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq, I. H., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Zvezdë, Maliq dhe Y. P., 59 vjeç, banues në fshatin Koshnicë, Devoll.
Njoftimi i policisë:
Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” , “Organizimi i lotarive të palejuara” , “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.