TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia mund të themi se është goditur tashmë nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit. Autoritetet shëndetësore raportojnë një rritje të rasteve ditore në shifra që nuk ishin raportuar që prej muajit maj.
Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit u raportuan 1071 raste të reja me koronavirus nga 77 mijë testime të kryera. Gjithashtu tre persona humbën jetën, krahasuar me nëntë që ishin një ditë më parë.
Ministria e Shëndetësisë i shqetësohet tashmë faktit se pjesa më e madhe e rasteve të reja iu përket personave që kthehen nga pushimet. 243 persona të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 205 mijë.