AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 16:47

Iu kap shoferi me drōgë në makinë, reagon Majlinda Bufi

Iu kap shoferi me drōgë në makinë, reagon Majlinda Bufi

Bashkia e Roskovecit ka reaguar pas vënies nën hetim të shoferit të kryetares së Bashkisë, Majlinda Bufi pasi u kap me drōgë në makinë.

-Së pari një shpjegim për të gjithë qytetarët e Roskovecit:

Nuk ndodh as sot dhe në asnjë moment që burime njerëzore apo materiale të institucionit të cilin ma keni besuar, të vihen në shërbim të punëve në shkelje të ligjit !

-Së dyti , për rastin e ndalimit të Arbër Bufi , shofer i Bashkisë , ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit që nuk ka asnjë lidhje me mashtrimet dhe trillimet e portaleve , të cilët për një “like “ më shumë nuk lexojnë edhe vetë se çfarë shkruajnë .

-Së katërti , për qytetarin dixhital dhe gjithë të tjerët para dhe pas tij :

Me këto gënjeshtra dhe baltë të hedhur , nuk fitoni as një votë më shumë , Roskovecin jo e jo …

-Dhe e fundit , bashkia do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit për çdo shpifje në lidhje me këtë çështje .

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec”, thuhet ne reagim.