AKTUALITET, 22 Gusht 2020, 17:00

EMRI/ I kishte borxh, korçari mban peng një person

EMRI/ I kishte borxh, korçari mban peng një person

Specialistët për Hetimin e Krímeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.