AKTUALITET, 2 Shtator 2020, 16:27

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për spitalet COVID, sa persona janë në terapi intensive dhe të intubuar

Ministria e Shëndetësisë jep detaje për spitalet COVID, sa


Ministria e Shëndetësisë njofton se 185 pacientë po trajtohen aktualisht në të dy spitalet COVID, ndërsa 22 prej tyre janë në terapi intensive dhe 8 prej tyre të intubuar. 

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.I shprehim ngushëllimet familjarëve”, theksoi Dr. Flutura Beqo.