AKTUALITET, 24 Prill 2020, 11:27

Koronavirusi/Harta kryesohet nga Tirana, ndjek Shkodra dhe Kruja

Koronavirusi/Harta kryesohet nga Tirana, ndjek Shkodra dhe Kruja


Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga rastet e reja, 9 janë në Tiranë, të gjitha kontakte të personave të konfirmuar pozitiv më parë.

Dita e djeshme shënoi rekord tjetër të prekurish, pasi u regjistruan 29 raste të reja, 20 prej të cilave në Tiranë.

Duket se Tirana mbetet vatra më e madhe e koronavirusit në vend.

Pas saj vijnë qytetet Shkodra, Kruja, Durrës, Fieri, Korça, dhe më pak raste në rrethe të tjera.

Në total numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 678 raste, ndërsa numri i të shëruarve shkon në 394 raste.