AKTUALITET, 30 Maj 2021, 16:43

Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi, 30 viktima dhe 497 të intubuar

Ulet numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi, 30 viktima dhe 497


Në 24 orët e fundit në Greqi është shënuar një numër i ulët të infektuarish me koronavirus, vetëm 907 raste, ndërsa 30 pacientë nuk arritën që të fitojnë luftën me sëmundjen duke ndërruar jetë. Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është 497.

Nga fillimi i pandemisë numri i viktimave në Greqi ka arritur në 12054. Rekordi për numrin e të infektuarve për 24 orë në vendin fqinj u shënua në 30 mars të këtij viti, 4340 raste, ndërsa përsa i përket fataliteteve në 28 nëntor të vitit të kaluar, 121 pacientë ndërruan jetë.

Prej disa javësh Greqia liroi masat për shkak të sezonit turistik.