AKTUALITET, 21 Maj 2021, 09:56

Ishte larguar nga banesa, ja ç’deklaroi në Polici pasi u gjet 25-vjeçari. Sherr me efektivët, e pësojnë disa persona në Tiranë

Ishte larguar nga banesa, ja ç’deklaroi në Polici pasi u gjet


Policia e Tiranës vuri në pranga një 18 vjeçar, me inicialet F. D., pasi në rrugën “Fadil Deliu”, Forca e Posacme “Shigjetat”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Pas verifikimeve të bëra nga sherbimet e Policisë rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 arrestuan shtetasin E. P., 37 vjeç pasi akuzohet për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërsa në hetim në gjendje të lirë janë shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç.

Kjo për shkak se më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme u gjet edhe shtetasi I. D., 25 vjeç, i cili ishte shpallur u larguar nga banesa nga familjarët.

I riu deklaroi në polici se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.