AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 20:36

“Ishte e martuar, por i vinte natën në krevat”, banori tregon arsyen e krimit të dyfishtë në Patos: E gjeti e ëma me atë botin

“Ishte e martuar, por i vinte natën në krevat”, banori

Një banor nga Patosi ka treguar arsyet se, përse ka ndodhur vrasja e dyfishtë paraditen e sotme në këtë qytet, ku dy të rinj kanë mbetur viktima, si pasojë e një konflikti me armë të ndodhur në ambientet e Poliklinikës, ndërsa policia ka arrrestuar autorin e dyshuar Martin Skëndaj.

Sipas banorit ngjarja ka ndodhur pasi është zbuluar se e motra e autorit të ngjarjes e martuar, ikte nga shtëpia dhe flinte me njërin nga viktimat Elis Kapaj, por tregon ai, kjo ishte zbuluar nga e ëma e viktimës pak ditë më parë.

Sipas banorit, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai I vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij. Ndërsa për viktimën tjetër, Manol Rrapaj tha se sapo ishte khyer nga Gjermani dhe që kishte mbërritur në shtëpinë e kushëririt të tij për ta takuar.

“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjetyi në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.

Martin Skëndaj  ka qenë gardian në burgun e Fierit, dhe i ka qëlluar dy viktimat me armën e shërbimit.

Dyshohet se ka pasur një përplasje mes dy palëve, ç’ka ka degjeneruar më pas në nxjerjen e armëve, dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë.

Elis Kapaj ka vdekur në vend, ndërsa Manol Rrapaj vdiq gjatë rrugës për në spital.

Në njoftimin fillestar të policisë thuhej se kishte vetëm një viktimë, por më pas u konfirmua vdekja e të dy të rinjve.