TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një person është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë.
I plagosur ka mbetur shtetasi Santi Xhaferi, 38 vjeç, i cili ka shkuar menjëherë në Sanatorium, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nga raportimet e para bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në zonën e Saukut.