AKTUALITET, 19 Dhjetor 2019, 19:23

Basha zbardh tri pikat kyçe të aksionit opozitar për largimin e Ramës

Basha zbardh tri pikat kyçe të aksionit opozitar për largimin e

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin dhe kryesinë e Partisë Demokratike, ndërsa janë zbuluar temat kryesore, mbi të cilat është përqendruar i gjithë debati.

Lideri i opozitës tha se PD-ja pas festave të fundvitit do të prezantojë propozimet e veta për reformën zgjedhore, ndërsa më pas do të kërkohet, që brenda muajit janar të miratohet reforma për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Edi Rama zgjati gjendjen e jashtezakonshme qe te fshehe krizen e thelle ekonomike ku eshte futur vendi. Viti tjeter do te jete nje vit dhe me i veshtire. S’ka rritje pagash, pensionesh, jo lehtesira per biznesin qe po falimenton cdo dite. Edi Rames i duhet gjendja e jashtzakonshme, pasi po pergatit afera te tjera korruptive mbi rrenojat e korrupsionit. Kerkesa ime eshte te rrini prane qytetareve, te ngrini zerin per padrejtesite ndaj tyre. Edi Rama po zvarrit miratimin e reformes zgjedhore, sepse nuk do qe te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet, kusht per nisjen e negociatave të Shqiperise me BE.Pas festave, do te prezantojmë para qytetareve propozimet tona per reformen zgjedhore dhe kerkojme qe brenda muajit janar te miratohet reforma dhe t’i hapet rruge zgjedhjeve vendore dhe te pergjithshme sa me shpejt. Tri janë pikat kyçe: 1. Zgjedhje te parakohshme, te lira e të ndershme; 2. Bllokimi i reformes zgjedhore konsensuale nga Rama duhet te na gjeje te gatshem te marrim çdo vendim dhe 3. Angazhim konkret i forumeve per te shpalosur alternativen tone, e cila po finalizohet” ka shtuar Basha.