TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Administrative ka vendosur sot të mos pranojë kërkesën e ish-deputeti të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica.
Ky i fundit kërkoi që Gjykata Administrative të shfuqizojë vendimin e KQZ-së dhe t’i rikthej atij mandatin e deputetit që iu hoq rreth një vit e gjysme më parë.
Rehovica ishte ndër deputetët që u prekën nga ligji i dekriminalizimit, pasi sipas hetimeve të Prokurorisë ai rezultoi se kishte fshehur një vepër penale të kryer në Itali.
Ish-deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”.
Ai mohoi akuzat e Prokurorisë në atë kohë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.