AKTUALITET, 12 Shkurt 2019, 09:50

Itali, shkatërrohen 4 banda kriminale, 27 të prangosur, mes tyre 21 shqiptarë

Itali, shkatërrohen 4 banda kriminale, 27 të prangosur, mes tyre 21

Pas një operacioni anti-kanabis i shtrirë në Shqipëri dhe në Itali janë goditur katër grupe kriminale, ndërsa 27 persona kanë përfunduar në pranga.

Sipas mediave italiane mes 27 të arrestuarve, 21 janë shqiptarë 6 të tjerë janë shtetas italianë. Këto grupe kriminale kishin si bazë qendrore Leçen dhe veprimtarinë e tyre të trafikimit e kishin shtrirë në disa qytetet të tjera si Kalabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili, Liguria dhe Lombardia.

Arrestimi i 27 trafikantëve është bërë në bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Finanza dhe hetimet kanë zgjatur më shumë se dy vite.