TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku Alket Arapi 44-vjeç, punonjës në Gardën e Republikës vrau me armë zjarri gruan e tij Ervilma Seferi 36 vjeçe, kanë ardhur dhe dëshmitë e para nga fqinjët.
Fqinjët shprehen të habitur nga kjo ngjarje, pasi çifti njihej si një familje e mirë dhe e rregullt. Ato treguan se çifti kishte një vajzë të vogël 3 vjeçe.
“S’na vajti mendja kurrë, kur morëm vesh nuk na vajti mendja kurrë. E ëma dhe i ati i djalit janë në Itali. Tani ka ndodhur kjo gjë, nuk e di. Ky djali shkonte në punë. Kishin një vajzë 3 vjeçe, që mezi e bënë dhe atë. Më vjen keq shumë!”- shprehet një nga fqinjët e habitur.
“Familje e mirë, kanë kaq shumë vite këtu. Ai vetë shumë i mirë. Si e shoqja ishin njerëz shumë të mirë. Jemi habitur. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar konflikte. Kanë një çupkë të vogël. Po dhe ajo e mirë ishte.
Nuk e di ose padashje e ka bërë. Nuk e di sesi. Nuk ka mundësi të vriste gruan. Shumë e mirë.”- tha fqinja.