TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në hyrje të qytetit të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Ishull Shëgjin.
Një furgon është përplasur me një mjet tjetër tip ‘Renault’ dhe për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip ‘Renault’.
Drejtuesja e mjetit ende e paidentifikuar është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit, ndërsa forca policie vijojnë hetimet.