LIFESTYLE, 4 Qershor 2020, 13:27

“Isha tapë dhe më nxorrën truprojat jashtë”, Ermal Peçi tregon si e përzunë nga buzuku: Hipa mbi tavolina

“Isha tapë dhe më nxorrën truprojat jashtë”,


Moderatori Ermal Peçi ka treguar një episod të veçantë nga jeta e tij.

I ftuar në studion e “Glamour zone”, Peçi tregoi se në Greqi, disa vite më parë e kanë nxjerrë jashtë truprojat nga buzuku ku po pinte dhe po dëfrehej.

Ndër të tjera, Peçi shton se ka qenë tapë dhe se kishte hipur të kërcente mbi tavolina.

Pjesë nga biseda:

Ester Bylyku: A je dehur ndonjëherë? Dhe a ke ndonjë histori të turpshme?

Ermal Peci: Më ka ndodhur njëherë në Greqi. Kur shkoj andej më krijohet një lloj lirshmërie, ndaj i provoj të gjitha. Jam dehur pafund, kam kërcyer mbi tavolina, më kanë nxjerr jashtë në Athinë, ajo ka qenë perlë fare (qesh).

Isha një budalla në mes të tavolinës që kërcente, normalisht që do vijnë disa ‘security’ (truproja të buzukut), dhe të thonin:

“Dera është atje dhe mund të dalësh”. Vazhdova të kërceja dhe e gjeta veten jashtë buzukut.