TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liqeni i Shkodrës është liqen karstik dhe shtrihet në kufi me Malin e Zi dhe është një shembull i fenomenit të kriptodepresionit, ku pjesë të liqenit shtrihen mbi nivelin e detit.
Vorbulla e kapur nga astronauti i NASA-s, mund të jetë shkaktuar nga përzierja e sedimenteve që kanë ardhur nga shtrirja e dëborës në male. Shumica kanë si burim ujin që vjen nga Mali i Moravës.
Bimët dhe gjallesat në Liqenin e Shkodrës, duke qenë se një pjesë e ujrave të freskëta shtrihen pranë qyteteve, janë të rrezikuara që të zhduken për shkak të aktivitetit njerëzor.
Mali i Zi ka kthyer pjesën perëndimore të liqenit në park kombëtar ndërsa Shqipëria ka deklaruar pjesën e saj, si zonë të mbrojtur. Të dy masat janë marrë për të mbrojtur speciet si zogjtë, mikroorganizmat dhe jetën nënujore, përfshirë ngjalat, kërmijtë dhe specie të peshqve endemikë.