LIFESTYLE, 2 Qershor 2020, 14:20

Xheni Karaj: Unë dhe Livia do të bëhemi prindër me ndihmën e Kristi Pinderit! Ku ka më bukur, ai është i lumtur

Xheni Karaj: Unë dhe Livia do të bëhemi prindër me


Përfaqësuesja e komunitetit të LGBT Xheni Karaj, ka deklaruar se shumë shpejt, ajo dhe partnerja e saj Livia do të bëhen prindër për herë të parë përmes insiminimit artificial.

E ftuar në studion e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora, Xheni tha se edhe adoptimi nuk është gjë e keqe, por që ajo e ka konsideruar më të arsyeshme lindjen natyrale. Përsa i përket dhuruesit, ajo shtoi se Kristi është një nga kandidatët.

Pjesë nga biseda në studio:

Arjola Shehu: Ti ke thënë se në të ardhmen dëshiron të martohesh me partneren dhe të bëje një fëmijë. Ti e ke menduar formën se si do e sjellësh fëmijën në jetën tënde? Do jetë përmes adoptimit?

Xheni Karaj: Ka mënyra të ndryshme. Nuk është ide e keqe edhe adoptimi sepse ka shumë fëmijë që kanë nevojë për familje dhe dashuri.

Ne faktikisht dëshirën e kemi ta bëjmë ose unë ose Livia ose të dyja me inseminim artificial.

Kemi shumë miq të afër që mund të jenë donatorë. Kristi është një nga personat që mund të jetë kandidat e kemi menduar si opsion. Kjo gjë është në planet tona të afërta, jemi duke e diskutuar. Ai është shumë i lumtur dhe ne e kemi vendosur këtë gjë, sepse ai duhet të jetë i pranishëm në jetën e fëmijës. Ku ka më bukur se të rritet nga ne të tre.

Arjon Muçaj: Nga ana ligjore një nënë beqare se ju rezultoni single, a mund të kryejë inseminim artificial?

Xheni Karaj: Po, mund të bëjë. E mira do jetë që në të ardhmen që dhe ky legjislacion të përmirësohet të lejojë që çiftet e komunitetit të kenë mundësi ta kenë fëmijën si çift jo si nënë single. Kur të bëjmë një fëmijë nuk do rezultojë e të dyjave, do rezultojë si fëmija e nënës që do e lindë.

Momenti në video pas minutës 13:50