TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SHBA– Amerika prej ditësh është përfshirë nga protesta masive e të dhunshme pas vdekjes së 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd në SHBA. Ndërkohë që protestat janë përshkallëzuar ka pasur të plagosur dhe viktima në Amerikë.
Sipas mediave të huaja mësohet se të paktën 3 persona kanë vdekur dhe 1 tjetër është plagosur rëndë në Iowa dhe në Kentucky. Gjithashtu mësohet se mes protestuesve të lënduar edhe disa agjentë policie kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë në të gjithë territorin amerikan ku janë mbajtur protesta ka pasur dhe qindra të arrestuar si shkak i sjelljeve të dhunshme.
Dyqanet në shtete të ndryshme të SHBA pastruan rrëmujën e lënë pas nga protestat e dhunshme një nate më parë. Xhama të thyer, mallra të vjedhura dhe biznese të djegura plotësisht, është kjo një pamje që vjen pas protestave në Amerikë.