LIFESTYLE, 2 Qershor 2020, 12:42

FOTOT/ Kejvina Kthella feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja


Një ndër bukuroshet më të komentuara të ekranit shqiptar, Kejvina Kthella, feston sot ditëlindjen.

Sapo ka hyrë mesnata, në llogarinë e saj në Instagram kanë vërshuar komentet dhe mesazhet e urimit, të cilat modelja i ka ripostuar në profil.

Nuk kanë munguar edhe urimet e personazheve të njohur VIP, të cilët kanë publikuar foto me Kejvinën dhe i kanë dedikuar fjalë të bukura.

Për të gjithë kuriozët, modelja ka lindur më 2 qershor të vitit 1995 dhe sot feston 25-vjetorin e lindjes.