AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 15:06

Ish-drejtoresha e Tatimeve, denoncim të fortë ndaj Dritan Lelit në Vlorë

Ndërsa poston dy foto të një pallati që po ndërtohet në qytetin bregdetar, Shehaj shkruan se, edhe pse jemi në 2019-ën, nuk ruhet distanca minimale nga pallati në pallat. Sipas ish-drejtoreshës së Tatimeve, ke frikë të hapësh dritaren se të hyn komshiu dhe hajduti brenda, kur ti nuk je aty.

 

Shehaj kritikon shtetin dhe Prokurorinë, që nuk i shohin masakrat që po bëhen në mes të Vlorës.