TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunën dhe disa të tjerë janë deklaruar të zhdukur në malet Alborz në veri të kryeqytetit të Iranit, Teheran pas reshjeve të mëdha të borës dhe një stuhie.
Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Iran (IRCS) tha në një deklaratë se tetë trupa janë gjetur deri më tani ndërsa përpjekjet vazhdojnë të gjurmojnë të tjerët që rezultojnë të zhdukur në ortekun e borës.
Alpinistët janë bllokuar në vendpushime të ndryshme skish si Ahar, Darabad dhe Kolakchal në male, që nga e premtja pas reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve.
Megjithëse nuk dihet numri i saktë e alpinistëve të vdekur dhe të zhdukur, burimet pretendojnë se numri mund të jetë në dhjetëra.