TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ndodhi pak minuta më parë në aksin Prishtinë-Besianë në Kosovë, nga i cili u plagosën shtatë persona.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Vranidoll.
Mediat e Kosovës raportojnë se aksidenti ndodhi mes katër makinave, të cilat u përplasen edhe për shkak të reshjeve të dëborës që kanë përfshirë orët e fundit rajone të shumta të vendit.
Policia bënë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot në ora 20:30, kemi pranuar informatën se në Vranidoll ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira katër automjete.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona.
Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, bën me dije policia.