TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Megjithatë as në shtetin turk nuk kanë munguar tensionet dhe zënka si shkak i izolimit duke krijuar një situatë të vështirë. Autoritetet turke njoftuan papritur ndalimin e lëvizjes për të paktën dy ditë për qytetarët në kuadër të masave të izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Mbrëmjen e së premtes qytetarët u dyndën nëpër dyqane për të blerë produkte ushqimore, duke shkaktuar grupe masive, ku në bazë të situatës që është krijuar nga Covid-19 nuk lejohet qëndrimi afër njëri-tjetrit, por duhet mbajtur distancë. Menjëherë pas mesnate Ministria e Brendshme në Turqi njoftoi se do të ndalohej qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve për dy ditë.?People flocked to the streets after a curfew was announced in 31 provinces
In the Bostancı district of Istanbul, people formed queues in front of markets and bakeries. pic.twitter.com/lUuY51C6Fv — dokuz8NEWS (@dokuz8news) April 10, 2020
Sipas mediave, urdhri u njoftua në mënyrë të papritur, duke bërë që njerëzit të dyndeshin nëpër dyqane. Dje të gjitha qendrat tregtare në vend, dyqanet ushqimore dhe furrat e bukës u përballën me një fluks të madh të klientëve, pak orë para se të mbylleshin pasi me ardhjen e fundjavës nuk lejohet më lëvizja. Njerëzit në Stambol krijuan rradhë të shumta, ku duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat dhe rrjetet sociale, ku duket qartë që nuk është ruajtur distancimi social. Në bazë të urdhërit të qeverisë, ndalimi i qarkullimit hyri në fuqi në orën 00:01 të mëngjesit të 11 Prillit. Për dy ditë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve dhe dalja e këmbësorëve në 26 qytete të Turqisë.Sokağa çıkma yasağını bu saatte ilan edersek millet fırınlara, marketlere akın eder diye düşünen olmadı mı? pic.twitter.com/avMMRksMPm
— Can Bursalı (@CanBursali) April 10, 2020