TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta Shqiptare, ka denoncuar përpjekjen e badigardit të Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të intimiduar dhe censuruar, një gazetare të kësaj media.
Sipas gazetës, badigardi nuk ka lejuar fotografimin e LLeshajt dhe ka urdhëruar largimin e gazetares, me ton të lartë.
"Ministri Lleshaj fut në zyrë të shtunën rreth orës 10.00, teksa gazetarja e GSH po fotografonte ministrin, një prej badigardëve të tij ka nisur duke bërtitur: Ik andej, ca ke, pse e fotografon.
Një tjetër i mirësjellshëm ka shpjeguar se fotografitë nuk lejohen. Ndërkaq ministri ka qëndruar disa sekonda në makinë deri sa u largua gazetarja. Normalisht që ministria funksionon me lajme e foto të bëra e që i shpërndajnë vetë, sic ishte rasti i djeshëm kur një qytetare u plagos e ministri i shkoi në spital me tufë lulesh, foto të cilën e shpërndanë menjëherë.
Deri më sot nuk është dëgjuar një urdhër i tillë që nënkupton censurë: Bëni foto e lajme që sjellim ne, e jo ato që gjeni vetë….", thuhet në njoftimin e gazetës.
