AKTUALITET, 26 Tetor 2019, 18:13

U numëruan votat me kusht, si do bëhet ndarja e deputetëve në Kuvendin e Kosovës (SKEMA)

U numëruan votat me kusht, si do bëhet ndarja e deputetëve

Pas përfundimit të numërimit të votave me kusht të zgjedhjeve të parakohshme parlametare në Kosovë, vëmendja është drejtuar kah projeksioneve të ndarjes së numrit të deputetëve në Kuvend.

Sipas analistit Blerim Vela, forca politike kryesuese, Lëvizja Vetëvendosje do të sigurojë 29 ulëse në Parlament, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 28 legjislatorë, në përputhje edhe me diferencën e ngushtë të votave mes këtyre dy subjeketeve garuese. Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Vela jep njëfarë konfigurimi edhe të peshës parlamentare të partive opozitare.

Postimi i plotë i Blerim Velës:

Ndarja e uleseve ne Kuvendin e Kosoves sipas votave te numeruara deri tani:

LVV: 29

LDK: 28

PDK: 24

AAK: 13

NISMA: 6

Në bazë të numërimit të votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta, VV-ja ka marrë 7152 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej 5330 vota, ndërsa LDK-ja ka grumbulluar 4892 vota. Më tej, vijohet me koalicionin AAK-PSD që ka arritur të marrë gjithsej 3190 vota, bdjekur nga ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD me 1401 vota.