AKTUALITET, 26 Tetor 2019, 19:40

Austriakët e Strum Graz fitojnë thellë, Balaj shënon me penallti

Austriakët e Strum Graz fitojnë thellë, Balaj shënon me

Bekim Balaj ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën austriake të Sturm Graz, që sot fitoi bindshëm me rezultatin 0-4 në transfertën ndaj St. Polten dhe u ngjit në kuotën e 20 pikëve.

Mesfushori Despodov ishte protagonist absolut i skuadrës së Sturmit, pasi shënoi tre herë sot duke marrë edhe topin në shtëpi, ndërsa sulmuesi kuqezi gjeti golin me 11-metërsh.

Ky ishte goli i pestë i Bekim Balajt këtë sezon ne kampionatin austriak, duke qenë njëkohësisht edhe golshënuesi më i mirë i Sturm Graz.